Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi në emisionin DPT Te Fidani, ka folur në lidhje me punën e qeverisë së vendit.
Sipas tij, kjo qeveri ka ambicie për kapje insitucionale si dhe fatkeqsisht ka vendosur Kosovën nën sanksione.
“Ajo se çka mund të themi deri më tani është se kemi parë një qeveri jokompetente, kemi parë një qeveri me ambicie për kapje institucionale, kemi parë një qeveri me ambicie për shkelje të vazhdueshme kushtetuese, kemi parë një qeveri me afera të jashtëzakonshme korruptive e po ashtu e kemi parë një qeverisje e cila fatkeqësisht e ka vendosur Kosovën nën sanksione ndërkombëtare” – ka thënë ndër të tjera Gashi.