Lajme

Gashi: Pse duhet me folë VV me Radojçiqin, çka përfaqëson VV në këtë rast?

By GAZETA SCANNER 1

October 10, 2024

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, gjatë seancës së sotme, ka folur për përgjimet që u publikuan dje nga Paparaci mes shefes së GP të VV’së, Mimoza Kusari-Lilës, dhe kryeterroristit Millan Radojçiq.

“Sot çka po dëgjojmë këtu dhe ajo çka pamë dje është në vazhdën e logjikës të cilën VV e ka ndërtuar si logjikë të përbaltjes duke qenë vetë e zhytur deri në fyt me kriminelët si Radojçiqi. Ky është tmerri i demokracisë në Kosovë, ky është tmerri i përfaqësimit në Kosovë, çfarë përfaqësimi është ky, çka përfaësojnë këta deputetë kur kryetarja e Grupit të tyre Parlamentar del akuzon para, mbrapa, anash, djathtas, majtas, pështyn në tana anët dhe këta entuziazmohen. Cka është ky entuziazëm, kush po gëzohet, për cka po gëzohet? Po gëzoheni se kush është më tradhtar se tjetri, po gëzoheni se kush i ka shërbyer më shumë se tjetri, për cka po gëzoheni?”, tha ai.

“Të njëjtat deklarata i kemi parë edhe këtu në kuvend, me thënë të drejtën i kam marrë me rezerva. E kam pa me rezerva edhe PDK’në kur dul Mimoza Kusari në parlament dhe konferencë për media tha ju u koordinuat që ata me ardhë në sallë me na dëmtu imazhin neve. Ke çudi për mu, po thashë nashta është qashtu, kur dalin përgjimet del komplet e kundërta, del duke folë t’u thënë hajde voto. Cka është kjo punë, çka është kjo sjellje?”, shtoi ai.

“Pse duhet me folë me të? Kjo është pyetja? Pse duhet me folë VV me të? Cka përfaqëson VV në këtë rast, cilat janë vlerat institucionale, demokratike e kombëtare që përfaqësohen?”, tha Gashi.

Atij i reagoi dikush nga VV duke i thënë “se s’mund të flasë ai për vlera”.