Lajme

Gashi: Osmani po hakmerret politikisht, shumë vonë për t’u bindur se ka arsye parimore

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2024

Analisti politik, Dardan Gashi, ka komentuar fjalimin e fundit të presidentes Vjosa Osmani, duke e quajtur si një “qasje dëshpëruese” për të marrë një rol politik.

Gashi ka shprehur mendimin se, ndërkohë që pajtohet me disa pjesë të fjalimit të Osmanit, ai theksoi se presidentja ka qenë pjesë e “bixhozit” politik që ka dëmtuar shtetin.

“Kjo sot është një qasje dëshpëruese e saj për të marrë një rol politik. Sa për fjalimin, me një pjesë pajtohem, por kur ka ndodhur ky bixhoz aleat, Osmani ka qenë pjesë e këtij bixhozi. Nënshkrimi i letrës për Këshillin e Evropës ka qenë një prej këtij bixhozi”, ka deklaruar Gashi.

Ai gjithashtu e kritikoi Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për shkatërrimin e shtetit në kuptimin institucional.

“Unë e shoh si hakmarrje politike edhe ndoshta që e sheh se më nuk ka shpresë kjo mu rizgjedhë prapë dhe donë me tregu se arsyeja pse nuk rizgjedhjet nëse nuk rizgjedhet është për shkak të kësaj se është bërë pozitën e Kurtit. Është shumë vonë me u bind që këtë po e bën për arsye parimore”, ka deklaruar Gashi.