Lajme

Gashi: Një qeverisje e tillë s’i duhet vendit, qytetarëve u mbetet të vendosin se çfarë duan me 9 shkurt

By GAZETA SCANNER 1

October 07, 2024

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se vendi vazhdon të jetë në një situatë të paaftësisë qeverisëse.

Gashi i LDK-së tha se qeverisja e tillë s’i duhet vendit, por duke qenë se po shkojmë drejt zgjedhjeve, ai tha se qytetarët e kanë mundësinë të zgjedhin se çfarë qeverisje duan.

“Vazhdojmë të jemi në një situatë të paaftësisë qeverisëse dhe vazhdojmë të kemi probleme në aspektin e përfaqësimit ndërkombëtarë. Një qeverisje e tillë nuk i duhet vendit, por tashmë po shkojmë drejt zgjedhjeve, dhe qytetarëve u mbetet të vendosin se çfarë qeverisje do të kenë dhe çfarë qeverisje e duan”, tha Gashi para gazetarëve.

Rreth deklarimeve të Kurtit gati dy javë më parë se “Regjimi i vjetër po i paguan me para të pista mediat”, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se një qasje e tillë është e gabuar dhe e dëmshme për demokracinë.

“Është qasje e gabuar gjeneralizimi i demonizimit i sharjes dhe fyerjes ndaj mediave është e dëmshme për demokracinë. Në mëynrë direkt bëhet presion mbi fjalën e lirë, mbi opinioion dhe qasjen kritike. Është e papranueshme për demokracinë”, tha Gashi.