Lajme

Gashi nga Strasburgu: Puna për anëtarësimin e Kosovës në KiE vazhdon deri në finale

By GAZETA SCANNER 1

September 30, 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se një delegacion i deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë takuar me një delegacion të Francës në Këshillin e Evropës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kanë biseduar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Puna për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion vazhdon deri në finale”, ka thënë Gashi.