Lajme

Gashi- Mujës së VV-së në Kuvend: Kjo darkë të ka pajtu ty me vëlla

By GAZETA SCANNER 1

May 16, 2024

Në Kuvendin e Kosovës, po mbahet sot seanca plenare ku në pikë të rendit të ditës janë marrëveshjet ndërkombëtare.

Gjatë kësaj seance, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi nuk hezitoi të komenton darkën e së hënës, mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi.

Gashi iu drejtua Armend Mujës të VV-së me fjalët “Nëse asgjë tjetër, kjo darkë të ka pajtu ty me vëlla”.

Vëllezërit Muja kanë bindje të ndryshme politike, vëllau i Armend Mujës, Gazmend Muja është me Partinë Demokratike të Kosovës, përderisa deputeti Muja është me VV-në./Express/