Lajme

Gashi: Mahmut Bakalli e ka telefonuar gjykatësin në Prizren për t’i kërkuar dënimin e Adem Demaçit

By GAZETA SCANNER 1

May 25, 2023

Analisti Shkëlzen Gashi ka folur në emisionin Pressing në T7 për Ligjin e Lustracionit dhe për atë se a ekziston nevoja që ky ligj të futet në Kosovë tash kur ka kaluar një kohë e madhe nga përfundimi i periudhës së komunizmit.

Gashi thotë se një ligj i tillë do të shkaktonte shumë probleme në politkën kosovare.

“Nëse nuk e fusin, disa do ta përdorin. Por, edhe nëse e bëjnë është e njëjta gjë”, tha ai.

Ai shton se funksionarët komunistë e kanë përdorur pozitën e tyre që të ndikojnë në vendimet e gjyqësorit në Kosovë.

“Mahmut Bakalli e ka telefonuar gjykatësin në Prizren për t’i kërkuar dënimin e Adem Demaçin”, thotë ai.

“Demaçi tha se nuk e kupton pse ishte gjykuar. Ai kishte thënë hajde herën e parë kam bërë romane e poezi, herën e dytë kam kërkuar bashkimin e Kosovës dhe trojeve shqiptare me Shqipërinë. Por këtë herën e tretë nuk po e kuptoj. Pastaj Azem Vllasi bëri kritikat më të mëdha ndaj Demaçit. Por edhe Vllasi edhe Bakalli u morën nga Demaçi në zyrën e tij të UÇK-së në Prishtinë. Prandaj nuk bën mu marr me këtë temë.”, përfundoi ai.