Lajme

Gashi: Kurti në vazhdimësi e ka gënjyer opinionin publik për bashkimin kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

By GAZETA SCANNER 1

November 29, 2023

Analisti Astrit Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka diskutuar për bashkimin kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Gashi për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Kushtetuta nuk e lejon bashkimin kombëtar, ka thënë se është e njëjta Kushtetë që nga viti 2008/2009.

“Kjo Kushtetutë është këtu prej vitit 2008/2009, të njëjtat fjalë janë, askush nuk ka shtuar e as ka hequr asgjë aty. Si kandidat për kryeministër, si kryetar partie, si deputet, e ka lexuar Kushtetutën e Kosovës, e ka ditë se çfarë shkruan në nenet e Kushtetutës së Kosovës, së këndejmi e ka gënjyer opinionin publik në vazhdimësi”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti “e ka mbytur” idenë e bashkimit kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai është shprehur se nuk e ka besuar asnjëherë që Kurti dhe Vetëvendosja do të bëjnë ndonjë hap para në këtë çështje.

“Kurrë nuk e kam marrë seriozisht dhe kurrë nuk kam pritur që Albin Kurti dhe Vetëvendosja kanë për ta bërë ndonjë hap drejt bashkimit kombëtar”, ka thënë tutje Gashi.