Gazetari Astrit Gashi, ka reaguar pas sulmeve që po i bëhen mediave në Kosovë, nga RTK dhe pushteti, saktësisht Periskopit dhe Nacionales.
Gashi e quan të tmerrshëm raportimin e RTK’së të një artikulli me burime të pabesueshme e pa asnjë fakt, ku i denigron dy mediat në fjalë – madje pa ua dhënë të drejtën të mbrohen sic e kërkon rregulli elementar i etikes gazetareske.
“Nje lajm i tille nuk mund te imagjonohet se mund te zinte vend ne RTK as ne ato qe dikur i konsideronim “koherat me te erreta” te ketij mediumi. Koherat e erreta te verteta per transmetuesin publik duket se po vijne tani. “Komesari” Krasta me shoket e tjere te bordit e te menaxhmentit dje vulosen kalimin e cdo kufiri etik e gazetaresk, te papare madje edhe ndonje faqe anonime Facebook’u pa adrese e pronesi”, shkruan ndër të tjera Gashi.
Krejt në fund, ai thotë se nje lajm dhe nje akuze e tille paraqet venje ne rrezik per jete te pronareve dhe te gjithe stafit te ketyre dy mediumeve, andaj policia dhe prokuroria duhet te reagojne ne mbrojtje të tyre.