Lajmest-slider

Gashi: Gjykata e ka çu dhunshëm vendin në zgjedhje, vendimi do të krijojë probleme në të ardhmen

Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votën e Etem Arifit është jo i duhur dhe do të sjellë probleme në të ardhmen.

Ai ka thënë se ky vendim ka shkaktuar pasoja, duke filluar nga shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.

“Është shumë kompleks e problematik, është vendim jo i duhur edhe ka me kriju probleme në të ardhmen… Gjykata e ka çu dhunshëm vendin në zgjedhje”, ka thënë Gashi në emisionin KallxoPernime në TV Dukagjini.

Qeveria Hoti ka rënë pasi Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.