Lajme

Gashi e quan normale mbylljen e seancës në Hagë: Deklarimet e Prokurorisë dhe mbrojtjes udhërrëfyes për gjykimin

By GAZETA SCANNER 1

April 11, 2023

Avokati Tomë Gashi, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se më dëshminë e së martës të dëshmitares së parë në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar gjykimi i vërtet i krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, raste të tilla kur dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të mbyllura ka pasur edhe në të kaluarën dhe se janë normale në gjykime të nivelit të lartë.

Gashi tha se dëshmitarja e parë është pyetur se sa deklarata i ka dhënë Prokurorisë në Hagë dhe se prokurori i ka dhënë mundësi mbrojtjes që t’i sheh deklaratat e dëshmitares së parë.

“Jemi në ditën e parë kur janë dëshmitarët e Prokurorisë dhe sot dëshmitarë vetëm është testuar, është pyetur se sa deklarata i ka dhënë para Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai ka deklaruar se janë dy deklarata, faktikisht kemi të bëjmë me dëshmitare, sipas përkthimit që është bërë, dhe prokurori i ka dhënë mundësi mbrojtjes që t’i sheh deklaratat e dëshmitares së parë”.

“Kemi parë sigurisht që ndryshim të zërit dhe nuk kemi pasur pamje fare, që janë proceduar të rregullta në gjykimet të nivelit të lartë. Ne në situata të tillë me seanca të mbyllura kemi pasur në një mori rastesh ku ka pasur raste të ndjeshmërisë së rëndë. Të themi edhe kur kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së në disa raste të akuzuar ka pasur seanca të ngjashme për t’u mbrojtur identiteti i dëshmitarit dhe seanca të mbyllura ne i kemi parë dëshmitarët, por kur kanë dëshmuar dëshmitarë të mbrojtur jo anonim. Kur kemi të bëjmë me dëshmitarë anonim atëherë faktikisht i njeh Prokuroria dhe Gjykata, por jo që mund të paraqiten ata në sallën e gjykimit”, tha ai për EO.

Sa i përket fjalive hyrëse të javës së kaluar, Gashi tha se ato fjalime nuk janë prova, por që janë një udhërrëfyes që Prokuroria dhe mbrojtja e tyre i tregojnë Gjykatës se çfarë pretendojnë që të dëshmojnë.

“Të gjithë ata që na shohin duhet ta dinë që fjalët hyrëse nuk janë prova, ato nuk janë prova as në gjykime që mbahen tek ne në Kosovë dhe nuk janë prova as në Gjykatën Speciale. Ato janë një rrugë, një udhërrëfyes që  Prokuroria dhe mbrojtja e klientëve të tyre do të thotë i tregojnë Gjykatës se çfarë pretendojnë që të dëshmojnë”.

“Prokuroria sigurisht pretendon që ta dëshmoj fajësinë, ndërsa mbrojtja pafajësinë edhe të klientëve të tyre dhe në këtë rast janë deklaruar edhe vetë Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, ndërsa Kadri Veseli e ka dëgjuar këshillën e mbrojtësit të tij dhe nuk është deklaruar fare, përveç që të katërtit janë deklaruar si të pafajshëm dhe janë deklaruar se e kuptojnë përmbajtjen e aktakuzës, por nuk e pranojnë si të vërtetë”, tha ai.