Lajme

Gashi: Duket e qartë se Kurti nuk e zbaton kërkesën për ta dërguar Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese

By GAZETA SCANNER 1

May 06, 2024

“Duket e qartë se kryeministri Kurti nuk e zbaton kërkesën për ta dërguar asociacionin në gjykatë kushtetuese,” ka thënë analisti Astrit Gashi.

Gashi ka thënë se duhet të shihet se sa rezistent do të jetë kryeministri Kurti në këto deklarime deri në fund.

“Nëse kthehemi në dy vitet e fundit për të gjitha gjërat që ka thënë i refuzoj dhe nuk i bëjë nëse nuk bëhen kështu, janë bërë.”

Sipas Gashit është një bindje tek ndërmjetësit e shteteve të fuqishme evropiane që “nëse i jepet presion” Kurtit ai i kryen punët.

“Ka njëfarë bindje edhe te ndërmjetësit të shteteve të fuqishme evropiane që nëse e mbështet kryeministrin Kurti për muri ai e kryen punën, pra dhe ky presioni që po I bëhet për me e kry punën, duke pyetur se a do funksionojë kjo apo jo do e shohim, ne e dijmë te marrëveshja me targa ku tha që më ka njoftuar ambasadori amerikan që dinte dicka më shume po e shtyej, marrëveshjen e Brukselit dy javë para se me pranu në Bruksel në Kuvend e ka anashkalu ka qitur marrëveshje të re edhe marrëveshjen e Ohrit gjatë gjithë ditës e ka refuzuar në fund e ka pranuar,” tha Gashi.

E dështim total, Gashi e quan nëse asociacioni bëhet “Pazar” për anëtarësimin në Këshill të Evropës.

“Unë nuk jam I sigurt të them që kryeministri Kurti nuk e bënë veprimin por jam I sigurt të them që nese Kurti pas tokave të Manastirit e bënë Pazar asociacionin për Këshill të Evropës është dështim total politik i tij”

Asnjë qeveri nuk i ka jap dy gjëra për një gjë, shtoi Gashi duke thënë që pajtohet se i rëndësishëm është anëtarësimi në KiE.

“Unë pajtohem që është me rëndësi anëtarësimi në KiE, Kurti herë po thotë asociacioni i mirë e herë i keq, unë mendoj që nuk është i mirë, nuk shoh arritje të Kosovës, shoh dështim qeveritar në negociim të draftit të statutit të asociacionit.”

“Por kryeministri i Kosovës është i pari prej krejt kryeministrave që thotë një marrëveshje është e keqe dhe e bënë, përfshij tokat e Manastirit.”