Lajme

Gashi: Dialogu është politik, është e padrejtë që Qeveria e dërgoi BQK-në në Bruksel

By GAZETA SCANNER 1

February 27, 2024

Analisti politik, Dardan Gashi e ka cilësuar si jo të drejtë vendimin e Qeverisë së Kosovës që në takimin në Bruksel ku u diskutua për dinarin serb, ta dërgoj një delegacion të BQK-së.

Gashi në “Debat Plus”, tha se çfarëdo lloj dialogu me Serbinë është gjithmonë politik e jo teknik siç e ka proklamuar Qeveria takimin e fundit.

Ai u shpreh se bisedimet mund të ishin teknike vetëm në rast se Kosova e Serbia e njohin njëra tjetrën si shtet.

“Është absurd me thënë që nuk është dialog politik. Nuk asnjë teori me bisedu çfarëdo që nuk është politike. Teknike do të ishte nëse I njohim shtetet e njëra-tjetrës. Është jo fer nga Qeveria me dërgu dikë nga BQK me u marrë kinse për një problem teknik kur s’është fare teknik. Në substancë është politik. Te shohim, shpresoj që bëhet mirë. Por mirë bëhet në një fazë kur janë më të sinqertë”, tha ai.