Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, Ardit Çuni ka sulmuar disa ish banorë të “Big Brother VIP” duke thënë se kishte një garë të fortë hipokrizie. Ai përmendi Fifin, të cilën e ka akuzuar se është eliminuar nga shtëpia për shkakun e saj. Me Fifin, pati dhe një përplasje në post Big Brother lidhur me këtë situatë.
Ndërkohë, nuk la pa përmendur dhe Donaldin, për të cilin ka shprehur disa rezerva dhe më parë. “Garë e fortë personazhesh për shkak të hipokrizisë. Do të thoja Fifi. Fakti që e gjithë shtëpia zihej për të për shkak të situatës se krijuar me Semin. Donaldi që e quante të sëmurë mendore apo ku di unë.
E pas daljes nga shtëpia ti vjen në studio dhe mbështet Donaldin. Më duket hipokrizi që ti del dhe e mbështet më pas. Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë të tjerë jashtë. Unë i di edhe arsyet por thjesht nuk dua të merrem.”, tha Arditi duke mos përmendur më emra të tjerë.