9.8 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Garazhi sekret i BMW M përfshinë modelin M5, Z3 dhe M8

- Advertisement -

BMW publikoi një video të re nga muzeu i saj në Mynhen, duke vënë në dukje ekspozitën speciale për 50 vjetorin e markës BMW M.

Në një mënyrë tipike të BMW, video shfaq prototipe interesante nga “garazhi sekret” i tyre, duke përfshirë këtu edhe modelin M5 të konvertueshëm, Z3 me motor V12, dhe modelin unik M8 i cili ka një zë unik të motorit që origjinën e ka nga vetura garuese e La Mans.

Dihet që asnjëra nga veturat nuk e morri dritën e gjelbër për prodhim, por që inxhinierët e BMW i ndërtuan prototipet funksionale dhe i mbajtën ato të ruajtura mirë.

Videoja gjithashtu na jep një vështrim të shkurtër të makinave të tjera nga ekspozita, duke përfshirë një makinë të mrekullueshme garash BMW 3.0 CSL dhe serinë e parë BMW 5 me shenjën M.

Vizitorët në Muzeun BMW do të jenë në gjendje që t’i shohin për së afërmi këto vetura, duke marrë informata të mjaftueshme rreth historisë së BMW M.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit