Analisti Nexhmedin Spahiu pretendon se ka bërë sakrificë të madhe që ka kandiduar për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.
Madje, ai ka thënë se sakrifica e tij është e përmasave të sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes se tij, që kanë vdekur për liri të Kosovës në vitin 1998.
Në emisionin e mëngjesit “dita e re” në “Kanal 10”, Spahiu ka thënë se me këtë veprim po e bën detyrën e tij.
“Detyrën time si qytetar i këtij vendi, si patrioti i këtij vendi, po e kryej me vet faktin që po ofrohem. Nuk po ofrohem këtu për të marrë shpërblim, po ofrohem me sakrifiku. Po konsideroj të njëjtën gjë siç e ka bërë Adem Jashari kur u sakrifikuar për lirinë e atdheut”, ka thënë Spahiu.