Sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj po mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare.
Më këtë rast, Sead Veseli është zgjedhur ushtari më i mirë i Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2024. Gara tradicionale e “Ushtarit më të mirë” që organizon Forca e Sigurisë së Kosovës, tani më ka krijuar standardet e saj, këtë vit kemi 8 shtete partnere që i janë bashkuar garës. Garuesit më të mirë nga FSK do të jenë pjesë e garave ndërkombëtare në të cilat ftohet FSK-ja të marrë pjesë.