Lajme

Ganimete Musliu për krerët e UÇK-së: Kosova sot në mungesen e këtyre luanëve po sulmohet nga qentë e armikut

By GAZETA SCANNER 1

November 05, 2023

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në trevjetorin e publikimit të aktakuzës ndaj krerëve të UÇK-së, ka thënë se këto tri vjet janë padretësi.

Musliu në një postim në Facebook ka shkruar se “Gjykata speciale u themelua për t’i zbardhur pretendimet e Dick Martit e jo për qerime hesapesh personale e politike”.

“Një thënie e urtë thotë: ‘Mos i vrisni luanët e vendit tuaj, sepse do ju shqyejnë qentë e armikut tuaj’ Kosova sot në mungesen e këtyre luanëve  po sulmohet çdo ditë nga qentë armikut. Liri për çlirimtarët”, ka shkruar ajo.