Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka bërë thirrje mërgatës që mos të ia harrojë siç e quan ajo mospunët e kryeministrit Kurti.
Me një status në Facebook, Musliu ka përmendur disa nga dështimet e Kurtit, siç pretendon ajo.
“Mërgatë, Albini po ju fton në festë, POR ndërsa festoni me Albin Rrencin, mbani mend: Qeverisja e tij ka nxjerrë jashtë funksionit demokracinë parlamentare. Deputetët e Kuvendit të Kosovës ngrejnë dhe ulin duart me dirigjim të Dejona Mihailit. Për muaj të tërë nuk është mbajtur asnjë seancë plenare. Mbani mend se, në Politikën e brendshme: 📍Kosova pati zero zhvillim ekonomik 📍Kosova pati rritje të vazhdueshme të çmimeve 📍Kosova nuk pati rritje të pagave 📍Kosova pati zero zhvillim në shendetësi 📍Kosova pati zero zhvillim në drejtësi 📍Kosova pati zero zhvillim në arsim 📍Kosova pati zero zhvillim në infrastrukturë (me përjashtim të urës së famshme në Saradran) 📍Kosovën e braktisën qindra mijëra qytetarë 📍Kosovës iu vodhën rezervat shtetërore 📍Qeveria shkeli dhjetra herë kushtetutën e vendit. 📍Qeveria e legalizoi krimin e organizuar, korrupcionin dhe vjedhjen e parasë publike Në Politikën e Jashtme: 📍Kosova pësoi shkatërrim të Diplomacisë duke e zhbërë pothuajse në tërësi politikën e jashtme. 📍Kosova katër vjet nuk pranoi asnjë njohje. 📍Kosova për katër vjet nuk u antarësua në asnjë organizatë ndërkombëtare. 📍 Kosova u manovrua nën sanksione të BE-së. 📍Kosova i përkeqësoi marrdhëniet me SHBA-të. 📍Për herë të parë, nga Serbia në OKB u falenderua Ministrja e jashtme për bashkëpunim kundër UÇK-së. 📍Kosova u bë gaz i botës. Dhe mbi të gjitha, mbani mend që minatorët e Trepçës nuk po kanë bukë në sofër. Mos lejoni që e gjithë kjo të ndodhë në emrin tuaj sepse nuk e meritoni të hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat vet” shkruan Kurti në reagim.