10.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Gani Geci e quan fotografinë e fëmijëve ‘indoktrinim’ si imponimi për vendosjen e shamisë

- Advertisement -

Ish-deputeti Gani Geci ka komentuar fotografinë ku disa fëmijë shihen me broshurat e Kuvendit e të cilat janë me fotografi të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Ai e ka bërë një krahasim interesant ku thotë se ky është ‘indoktrinim’ i ngjashëm me atë kur fëmijëve në moshë të re iu imponohet vendosja e shamisë.

“E dimë të gjithë që fëmijët s’e dinë çka është politika, por sigurisht se prindërit e tyre duhet ta dinë dhe e dinë se çka është politika, prandaj besoj se do të duhej të pyeteshin prindërit nëse është mirë ose jo që fëmijët të mbajnë një fotografi të një lideri politik, qoftë të kryetarit të Kuvendit ose presidentes”, ka thënë Geci në Klan Kosovë.

“Unë personalisht këto gjëra i vlerësoj negativisht, sepse fëmijët s’e dinë politikën dhe indoktrinohen qysh në fëmijëri. Kjo jep me kuptu se një pjesë e fëmijëve që janë shkolluar në ato shkollat që hapeshin nga talibanët në Kosovë ku fëmijëve ua ngjitnin shamiat. Fëmijëve që ua ngjesin shamitë në klasë të parë ose dytë marrin një ideologji të mbrapshtë e cila s’i duhet Kosovës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit