Lajme

Gani Elshani shpallet hero i Kosovës, nëna e tij pranon deklaratën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur Gani Elshanin hero i Kosovës.

Vendimin e shpalljes hero nga presidenti Thaçi, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ia ka dorëzuar nënës së Elshanit.

“Në Krajkovën krenare, me rastin e 22 vjetorit të rënjes heroike të dëshmorit Gani Elshani, ia dorëzova Nënës së Ganiut, Vendimin e shpalljes Hero i Kosovës nga Presidenti Thaçi. Nënës Mihrije i thash, krenaria për djalin tuaj Ganiun, është edhe krenari e jona, sepse, bijtë dhe bijat më të mira e zgjodhën rrugën e sakrificës për liri.
Heroizmi i Gani Elshani, mbetet shembull për gjeneratat si duhet atdheu. Lavdi heroit Gani Elshani! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.