Op/Ed

Galipoli, Beteja e Çanakalasë (24 prill – 08 gusht 1915)

Shkruan: Fehmi Rama


DISA NGA RRETHANAT QË NA DËRGUAN NË KËTË KASAPHANË, NË TË CILËN HUMBËM 25 MIJË SHQIPTARË


Shqiptaret sikur u mllefosën nga indinjimi që ju bë në Traktatin e Shën Stefanit (mars1878) dhe më vonë në Kongresin e Berlinit (korrik 1878) vulosja e coptimit të trojëve tona u bë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913). Gjithë këto zhvillime në vend të prodhimit të liris sonë na prodhuan pushtues të rinjë, duke na gllabruar më shumë se gjysmën e tokave tona.
Lidhja Shqiptare e Prizerenit nuk u përkrah, zërat dhe veprimet tona të vetëmuara, për liri u vëniten.
Shqiptaret po hynin në shekullin e XX të dremitur nga veprimet e tyre për liri, veprimet e tilla i kishin rrënjët të mbrojtësi i Evropës, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. 


RRUGA E TRANSHUAR SIKUR U BETONUA PËR GALIPOLI


Lufta e Parë Botërore i gjenë shqiptaret më armë në dorë, kunder pushtuesëve të shumtë tashme kryesisht të kontinentit tonë.
Gjatë kësaj kohe shqiptaret u përballeshin në vazhdimësi më presion e madh serb për shpërngulje nga trojet e tyre, sipas statistikave zyrtare 120 – 150 mijë shqiptar u vranë. Territoret e Maqedonis se sotme, Sanxhakut dhe të Kosovës ishin gllabëruar nga Mbretëria Serbo – Malazeze.
Ushtria serbe për tu përballur me ushtritë austro-hungareze dhe gjermane fillojë ti rekrutojë shqiptaret, rrjedhimisht ti vëjë në vija të para të frontit duke i përdorur si karrem. Eleminimi i këtyre rekrutëve dhe përballja më ta ndaj ushtrive gjermane, ishte tejet e levërdisëshme per interesat nacionale serbe.
Katrahura e cila na përcillte në vazhdimësi u mendua nga disa që do kaloi duke vepruar në rexhimentet e Galipolit, dy nga tre të tilla ishin jo turke.


Njëra nga betejat më të mëdha në Luftën e Parë  Botërore është ajo e Galipolit, shtete të Antantës (ato që prodhuan ndarjen e trojëve tona) u përballën me Divizionin e XIX të përbër nga shqiptar të Rumelis  dhe të tjerë, ky divizion i udhëhequr nga ushtaraku më origjinë shqiptare Kemail Ataturku në plazhet e Galipolit korri fitore. Megjithat Galipoli mbetet njëri nga vendet e katastrofave më të mëdha, ne humbëm 25 000 burra.
Ndoshta sikur europianet të evitonin ndarjen e tokave shqiptare, dhe të mos i yshtin fqinjet e tyre grabitqar, por ti inkorporonin shqiptaret nuk do kishte beteje të Galipolit dhe harta do shkruhej ndryshe.