Samsung ka konfirmuar se eventi i saj i ardhshëm “Unpacked” do të mbahet në Kore në javën e fundit të muajit korrik.
Megjithatë, një raport i ri pretendon se do të ketë një event të ndarë “Unpacked” për tregjet e Amerikës së Veriut – SHBA dhe Kanada – e që do të mbahet gjatë muajit gusht.
Data e konfirmuar për këtë event është 11 gushti, apo pak më tepër se 2 javë pas 26 korrikut, e cila është data e pretenduar e eventit që do të mbahet në Kore, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Por që burimi i këtij informacioni nuk ka shpërndarë detaje të tjera, duke krijuar konfuzion në lidhje me atë se si ose pse Samsung zgjodhi këtë mënyrë të prezantimit të telefonave të ardhshëm.
Ky është viti i parë kur një event “Unpacked” organizohet në Kore, kështu që ne nuk mund të presim që gjërat të shkojnë ashtu siç shkonin në të kaluarën.
Dhe është e drejtë të përmendet se ky është vetëm një pretendim deri në këtë pikë, dhe mbetet të shihet se nëse do të konfirmohet apo jo.
Në eventin “Unpacked” i cili mbahet në fund të korrikut, Samsung pritet që të prezantojë Galaxy Z Fold5, Galaxy Z Flip5, Galaxy Tab S9, Galaxy Tab S9+, Galaxy Tab S9 Ultra, Galaxy Watch6 dhe Galaxy Watch6 Classic/Pro.