Shëndeti

Gabimet që bëni çdo ditë dhe që dëmtojnë zemrën, çfarë të shmangni patjetër

By GAZETA SCANNER 1

July 05, 2024

Të dhënat më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se sëmundjet e zemrës janë shkaktare të 60 përqind të vdekjeve në Shqipëri.

Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të disa faktorëve ku përfshihet ushqyerja dhe aktiviteti fizik.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni si të mbroni shëndetin e zemrës duke shmangur disa vese dhe zakone të caktuara në përditshmërinë tuaj.

Televizori

Qëndrimi ulur për orë të tëra para televizorit rrit rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë, pavarësisht nivelit të aktivitetit fizik.

Mungesa e lëvizjes ndikon në nivelet e sheqernave dhe yndyrnave në gjak.

Pirja e alkolit

Pirja e tepërt e alkolit rrit ndjeshëm rrezikun e tensionit të lartë të gjakut, nivelit të lartë të yndyrnave në gjak dhe atakut në zemër.

Për më tepër, kaloritë që merren nga alkoli nxisin shtimin në peshë dhe mbipesha është një kërcënim serioz për zemrën.

Gratë rekomandohet të pijnë një pije alkolike në ditë, ndërsa meshkujt dy të tilla.

Ngrënia pa fre

Mbipesha është një faktor rreziku për shëndetin e zemrës dhe ushqyerja pa fre kontribuon ndjeshëm në problemet me të.

Përpiquni të hani më pak dhe të zvogëloni racionet.

Gjithashtu përpiquni të hiqni dorë nga pijet me sheqer.

Mishi i kuq

Mishi i kuq është i pasur me yndyrna të ngopura. Bashkë me mishrat e përpunuar, konsumi i tepërt i tij nxit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit të zorrës së trashë.

Ekspertët thonë se 10% e ushqimeve që njeriu konsumon duhet të kenë burim shtazor.

Duhani

Duhani është shkatërrimtar për zemrën.

Ai shkakton trombozë, bllokon qarkullimin e gjakut në zemër dhe bllokon enët e gjakut.

Dëmet janë të ngjashme jo vetëm tek duhanpirësit aktivë por edhe ato pasivë.

Mungesa e frutave dhe perimeve

Ushqimet më të shëndetshme për zemrën janë ato me bazë bimore.

Kjo do të thotë se duhet të konsumoni më shumë fruta, perime dhe drithëra të plotë.

Studimet tregojnë se njerëzit që hanë më shumë se 5 racione me fruta dhe perime në ditë janë 20% më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Kripa

Njeriu duhet të konsumojë më pak se 2300 miligramë kripë në ditë.

Ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut ose ata që janë mbi 50 vjeç duhet të konsumojnë më pak se 1,500 miligramë kripë në ditë.

Kjo e fundit është faktor i lartë fiziku për isheminë, atakun në zemër dhe problemet me veshkat.