Lajme

Futi 50 euro në dokumente, arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Bërnjak

By GAZETA SCANNER 1

April 28, 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë për dhënie të ryshfetit në pikën kufitare në Bërnjak.

Sipas raportit, i dyshuari u kap pasi gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur një kartmonedhë prej 50 eurosh.

“Lidhur me rastin është bërë kontrolli i automjetit ku është vërejtur se kishte pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës.”

Raporti i plotë:

DHËNIE E RYSHFETIT

Bërnjak 27.04.2024 -15:30 . Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në pikën kufitare gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur një kartmonedhë prej 50 eurosh. Lidhur me rastin është bërë kontrolli i automjetit ku është vërejtur se kishte pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.