Futbollistija e Tottenham, Bethany England ka zbuluar se e kishte përcjell funeralin e gjyshit të saj online, derisa po luante me kombëtaren angleze.
Bethany bëri të ditur se gjyshi i saj ishte diagnostikuar me kancer të lëkurës gjatë kohës së pandemisë dhe kështu nuk kishte mundur të merrte pjesë në funeralin e tij si shkak u kufizimeve.
“Kishte pak njërëz që u lejuan të merrnin pjesë. Përfundova duke parë funeralin e tij përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në një kamp në Angli”, tha Bethany.
Mirëpo ajo shton se gjeti ngushëllim nga futbollistet e skuadrës.
“Fatmirësisht munda të mbështetesha tek miket e mia të skuadrës dhe nuk më ndodhi vetëm mua qindra njerëz të tjerë nuk ishin në gjendje të ishin aty për të dashurit e tyre”, përfundoi England për Metro.