Sport

Futbollisti i Manchester Unitedit huazohet në Bundesligë

By GAZETA SCANNER 1

January 02, 2024

Ka nisur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit.

Sot, ka ndodhur zyrtarisht edhe transferimi i parë.

Futbollisti i Kombëtares së Holandës, Donny van de Beek është huazuar te skaudra nga Bundesliga, Eintracht Frankfurt.

Ai pati vetëm dy paraqitje gjatë këtij sezoni me Manchester Unitedin, prandaj kërkoi të largohej nga “Old Trafford” për shkak të mungeseve të minutave.

26-vjeçari kishte përfunduar te Manchester Unitedi gjatë vitit 2021 nga Ajaxi për 44 milionë euro.