Sport

Futbollisti holandez gjashtë vjet burg, kontrabandoi një mijë e 350 kilogramë kokainë

By GAZETA SCANNER 1

February 14, 2024

Futbollisti holandez, Quincy Promes, është dënuar me gjashtë vjet burgim pasi supozohet që i ka kontrabanduar një mijë e 350 kilogramë kokainë.

Prokuroria kërkonte burg prej nëntë vjetësh, mirëpo atij i janë dhënë gjashtë vjet prapa grilave, sipas Voetbal International.

Lojtari luan aktualisht te Spartaku i Moskë dhe nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore që u mbajt në Holandë.

Kontrabandimi i drogës dyshohet të ketë ndodhur në janar të vitit 2020, gjatë kohës që ai luante te Ajaksi i Amsterdamit.

Rusia nuk ka marrëveshje ekstradimi me Holandën, e që do të thotë që Promesi mund ta vazhdojë karrierën e tij me Spartakun nëse thjesht refuzon që të kthehet në vendlindje.