Rozë

Fustani i Irina Shayk për Met Gala ishte i përbërë nga 84 mijë kristale Swarovski

By GAZETA SCANNER 1

May 07, 2024

Irina Shayk ka mahnitur me fustanin që zgjodhi për Met Gala 2024.

Modelja 38-vjeçare shkëlqeu në fustanin të bërë nga një rrjetë e padukshme prej 84 mijë kristalesh Swarovski.

“U deshën më shumë se 200 orë për t’u punuar me dorë”, tha Irina për Vogue.

“Kur pashë për herë të parë skicat, u mahnita nga niveli i ndërlikimit”, shtoi modelja.