Një femër ka dorëzuar në polici një qese me marihuanë, një fishek të pistoletës dhe disa gjëra tjera, pronë e bashkëshortit të saj.
Sipas viktimës, burri e ka sulmuar fizikisht në Fushë Kosovë sepse është përdorues i narkotikëve dhe kjo e ka detyruar ta denoncoi atë, transmeton IndeksOnline.
Për rastin është deklaruar edhe policia e Kosovës ku sipas tyre, në qese kishte 8.98 gramë mariuhanë.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit janë gjetur edhe 6.9 gram narkotike- marihuanë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, është hapur rast për posedim i narkotikëve, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje