Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, i dyshuari ka sulmuar fizikisht gruan e tij, ndërsa gjatë fjalosjes me prindin dhe vëllain e bashkëshoretes, ka shtënë me armë zjarri.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE/ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fushe Kosovë 05.11.2024-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Po ashtu i dyshuari gjatë fjalosjes me familjaret e bashkëshortes, prindin dhe vëllain, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri e më pas të njëjtën e ka hedhur nga dritarja. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me gaz, një karikator dhe 34 fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.