Lajme

Fushata e partive për votat e mërgimtarëve

By GAZETA SCANNER 1

August 08, 2023

Ballkoni i hapur i kryeministrisë është bërë i njohur tashmë për takimet e pritjet që po bëhen në të nga ekzekutivi.

Një pritje e tillë u bë edhe ditën e parë të gushtit për mërgimtarët.

E një takim me bashkatdhetarët Kurti e pati edhe në parkun e qytetit.

Mirëpo, takim me diasporën kanë zhvilluar edhe parti tjera opozitare.

Të martën në selinë e Partisë Demokratike shkuan dhjetëra mërgimtar të cilët u pritën  nga Kryetari i Komisionit për organizimin e PDK-së në mërgatë, deputeti Elmi Reçica.

Kurse të mërkurën nga ora 19:00, Lidhja Demokratike e Kosovës thirri takim tradicional me mërgimtarët, ku u pritën nga i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

E këto takime, njohësi i çështjeve politike, Tomor Avdijaj i sheh si fushatë  të heshtur elektorale të partive politike.

Por sipas tij, as një nga partitë nuk është duke punuar për diasporën.

Se partitë politike janë koncentruar në votat e mërgimtarëve e thotë edhe politologu, Fidan Ukaj.

Por edhe sipas tij, pavarësisht premtimeve nuk ka asnjë lehtësirë për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Së fundmi me ligjin e ri për zgjedhje, mërgimtarëve do të iu mundësohet të votojnë në ambasada dhe konsullata në  shtetet ku jetojnë.