Lajme

Fushata e partisë në pushtet për të dhënë lajmet – tentativë për të kontrolluar raportimin e mediave

By GAZETA SCANNER 1

March 31, 2024

Lëvizja Vetëvendosje është angazhuar në një fushatë të re tendencioze në rrjete sociale nën emrin “Lajmet që nuk jepen”. Sipas tyre, kjo po sjellë në vëmendje çështje dhe lajme të rëndësishme që nuk janë raportuar fare nga mediat. “LAJMET QË NUK JEPEN 4.8% më shumë është qarkullimi i bizneseve për periudhën janar-shkurt krahasuar me vitin e kaluar. Janar 2024 – 998 biznese te reja, ndërsa janë shuar 133 sosh. 2023 – 11,409 biznese të reja. 2023 – Investimet kapitale shënojnë rritje prej 33%, niveli më i lartë ndonjëherë”, thuhet në postim në faqen zyrtare të LVV-së në Facebook.

Kjo fushatë ndryshe mund të interpretohet si një tentativë për të influencuar ose kontrolluar raportimin e medieve në favor të partisë në pushtet. Kjo fushatë ishte përdorur edhe më herët nga funksionarë të kësaj partie, duke u thirrur në lajme që kinse janë neglizhuar nga mediat. Madje ka edhe shumë raste kur deputetët e pushtetit mundohen t’i tregojnë mediave se si duhet raportuar. Në përgjithësi, kjo iniciativë e Levizjes Vetëvendosje shënon një reagim të hapur ndaj mediave. /Paparaci/