Botë

Fushata e Kamala Harris deri më tani ka mbledhur 540 milionë dollarë

By GAZETA SCANNER 1

August 26, 2024

Selia e fushatës së kandidates demokrate për president dhe nënpresidentes amerikane Kamala Harris njoftoi këtë të diel se ka mbledhur 540 milionë dollarë deri më tani në garën zgjedhore kundër rivalit republikan Donald Trump.

Fushata kishte një rritje të donacioneve gjatë Konventës Kombëtare Demokratike të javës së kaluar në Çikago, ku Harris dhe kandidati i saj, guvernatori i Minesotës, Tim Walz, pranuan nominimet, raporton AP.

“Pak para fjalimit të pranimit të zëvendëspresidentit Harris të enjten mbrëma, ne kaluam zyrtarisht shifrën prej 500 milionë dollarësh”, shkroi kryetarja e stafit të fushatës Jen O’Malley Dillon.

Dillon shtoi se menjëherë pas fjalimit të Harris, pati fluksin më të madh të fondeve që nga fillimi i fushatës.

Sipas saj, gati një e treta e kontributeve gjatë konventës kanë ardhur nga donatorë për herë të parë, dhe një e pesta e tyre janë votues të rinj, ndërsa dy të tretat janë gra.

Fushata e Trump njoftoi në fillim të këtij muaji se ata mblodhën 138.7 milionë dollarë në korrik dhe se kishin 327 milionë dollarë në para të gatshme në fillim të gushtit.