WhatsApp ka prezantuar një opsion të ri quajtur Keep in Chat ku përdoruesit mund të parandalojnë mesazhe të vetëfshihen.
Mjafton të mbani shtypur mbi një mesazh të tillë që të qëndrojë në bisedë. Megjithatë personi që dërgoi mesazhin do të njoftohet dhe janë ata që do të vendosin nëse mesazhi qëndron apo jo.
Nëse vendosin kundër, mesazhi do të fshihet në momentin që afati përfundon. Një ikonë bookmark do të shfaqet ngjitur me mesazhet e ruajtura.
Përdoruesit mund të aksesojnë mesazhet e ruajtura në direktorinë Kept Messages ku do të organizohen sipas bisedave. WhatsApp tha se funksionaliteti do të bëhet gradualisht i disponueshëm për të gjithë në javët në vijim.
Në pamje të parë duket sikur Keep in Chat përpiqet të shmangë qëllimin për të cilin mesazhe të tilla janë bërë të disponueshme. Por WhatsApp sugjeroi përmes një postimi në blog se do të ketë moment kur përdoruesit duan të ruajnë mesazhin i cili mund të përmbajë informacione të rëndësishme.
Në secilin rast, ata që dërgojnë mesazhin do të kenë opsionin për të vendosur nëse do të ruhet apo jo për të mbrojtur privatësinë e tyre.