Sport

Fundjava sjell xhiron e dytë në Superligë

By GAZETA SCANNER 1

August 16, 2024

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në futboll.

Dukagjini i Ismet Munishit e nisi me humbje kampionatin, duke u mposhtur 2:0 nga kampioni në fuqi, Ballkani.

E të shtunën, klinasit përballen me skuadrën tjetër nga ai qytet, Suharekën në udhëtim.

Suhareka barazoi pa gola në ndeshjen e tyre të parë në Superligë ndaj Prishtinës në xhiron e parë.

Të dielën, Ferizaj që e nisi me fitore sezonin në elitë udhëton për t’u përballur me Malishevën në stadiumin “Liman Gegaj”.

Llapi pas barazimit me Gjilanin, të dielën udhëton në Drenas ku do t’i kërkojë pikët e plota përballë Feronikelit 74.

Për shkak të angazhimeve të tyre në garat evropiane, Ballkani dhe Drita i luajnë ndeshjet e tyre të hënën.

Drita do të ndeshet me Prishtinën në kryeqytet, kurse Ballkani udhëton për t’u përballur me Gjilanin.