Botë

Fundi i një epoke? Karriera politike e Angela Merkel në fotografi

Angela Merkel do të tërhiqet nga pozita e kancelares gjermane pas 16 vjetësh në pushtet, duke i dhënë fund një karriere politike e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada.

Është një karrierë e dokumentuar në fotografi në çdo hap: nga vizita e peshkatarëve gjatë fushatave të saj më të hershme, te bisedimet në Shtëpinë e Bardhë dhe gjithçka në mes, transmeton Telegrafi.

BBC, ka grumbulluar disa prej mijëra imazheve që kapën momentet e gruas që ka qenë në krye të Gjermanisë për kaq shumë vjet.

23 shtator 2021: Mandati i Merkel ka qenë me ngritje dhe rënie por ajo do të mbahet mend për qasjen e saj pragmatike dhe aftësinë për të krijuar konsensus

Vera 1989: Merkel (në të djathtë) me Malgorzata Jeziorska dhe burrin e ardhshëm Joachim Sauer në një shkollë verore universitare për kimi në Poloni.

Nëntor 1990: Deri vitin tjetër, ajo po bënte fushatë në zgjedhjet e para federale gjermane që u mbajtën që kur vendi u ribashkua

Janar 1994: Merkel u bë ministre e mjedisit – që duket se do të thoshte se si mund të ricikloni letrën e ambalazhit

Mars 1995: Merkel qesh me ministrin Horst Seehofer, gjatë një takimi të kabinetit