Sport

Fund dramatik në “San Siro”, Milani dhe Roma ndajnë pikët

By GAZETA SCANNER 1

January 09, 2023

Milani dhe Roma janë ndarë baras, pasi ndeshja u mbyll 2:2.

Në ‘San Siro’ u zhvillua një ndeshje e mirë, por e dominuar nga Milani.

Ata krijuan rastet e tyre me Olivier Giroud dhe Rafael Leao, por nuk arritën të realizojnë.

Po rridhte minuta e 30’ kur pas një tollovie në zonën e Romës shënoi Milani.

Ishte Pierre Kalulu që shfrytëzoi mundësinë dhe i dha epërsinë kampionit italian.

Në anën tjetër romakët nuk ishin të rrezikshëm për ‘Rossoneri’.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të kampionit në fuqi.

Edhe pjesa e dytë ishte në anë të Milanit.

Pas një kundërsulmi ishte Tommaso Pobega që shëno dhe dyfishoi epërsinë.

Roma më pas nuk u dorëzuan dhe arritën të barazjnë rezultatin

Fillimisht në minutën e  87’ pas një rivënie nga këndi realizoi Roger Ibanez.

Kurse në minutat shtesë ishte Tammy Abraham që e çoi rezultatin në 2:2.

Pas këtij barazimi Milani bie në pozitën e tretë me 37 pikë gjithsej.

Kurse, Roma pozicionohen në vendin e gjashtë me 31 pikë.