Lajme

Ftesa e Speciales për Kurtin, Bajrami: Ka për qëllim njollosjen e emrit të kryeministrit para qytetarëve

By GAZETA SCANNER 1

December 12, 2024

Deputeti i LVV-së, Alban Bajrami, ka thënë se ftesa që i ka bërë Prokuroria Speciale kryeministrit, Albin Kurti është ndërhyrje direkte në rezultatin zgjedhor të tyre.

Kjo, pasi sipas tij ka për qëllim njollosjen e emrit të kryeministrit, Kurti para qytetarëve.

“Kjo duhet më u pa në momentin kur është dërgu, është moment i rëndësishëm zgjedhor…ata zgjedhin natën e fundit kur dorëzohen listat sikurse në vitin 2021 kur tentonin të inskenonin dhe ia arritën që ta lenin jashtë listës zyrtarisht kryeministrin Kurti në atë kohë. Kjo është një ndërhyrje direkte që ata tentojnë të ia bëjnë rezultatit tonë zgjedhor më shkurt. Ata duhet ta dinë se janë pak, se kur i mbledhë bashkë me opozitën prapë janë pak. Kanë pasur rastin të ndjekin kriminel që e kanë dëmtu këtë vend dhe nuk e kanë bërë…Kjo është një ftesë që ka për qëllim me njollosë emrin e Kurtit para qytetarëve… “, ka thënë ai në emisionin “Info Nata“ në Tëvë1.