Lajmest-slider

FSK-ja, institucioni më i besueshëm në Kosovë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar hulumtimin e edicionit të nëntë të barometrit kosovar të sigurisë sipas të cilit Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) edhe këtë vit ka dalë institucioni më i besueshëm i sigurisë.

Në bazë të këtij hulumtimi, 81 për qind e qytetarëve që janë anketuar kanë thënë se FSK-ja është institucioni më i besueshëm.

Edicioni i nëntë i Barometrit kosovar të sigurisë përbëhet nga dy kapituj.

Në kapitullin e parë flitet për perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal, ndërsa në kapitullin e dytë interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione.

Po ashtu, sipas këtij barometri, Forca e Sigurisë së Kosovës, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.