Rozë

Freedom House përmend edhe Edona James si banore e Big Brother: Ka shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin e publikut

By GAZETA SCANNER 1

April 24, 2024

Freedom House ka publikuar raportin vjetor për Kosovën. Në raportin e sapo publikuar, Kosova ka marrë 38 pikë nga gjithsej 100, duke u konsideruar si regjim tranzicional ose hibrid.

Në këtë raport, Freedom House për çështjen e Komunitetit të LGBT+ në Kosovë ka përmendur edhe pjesëmarrjen e Edona James në Big Brother VIP Kosova II.

N raport thuhet që Edona James ka marrë ‘mbështetje të konsiderueshme’ si dhe ka theksuar se ‘është shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin e publikut’ për këtë komunitet.

Ndryshe, Edona James ka qenë njëra nga katër finalistët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova II. Dhe se ajo ka qenë e komentuar dhe  ‘mjaft e pëlqyer’ nga publiku.

Ndërsa edhe për Paradën e Krenarisë, Raporti i FH-së thekson se “u mbajt në qershor 2023 pa incidente për të gjashtin vit radhazi të ngjarjes, duke reflektuar dukshmërinë në rritje të komunitetit LGBT+, pjesërisht e lehtësuar nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC)”.

“Veçanërisht, politikanë të nivelit të lartë morën pjesë në paradë, duke demonstruar mbështetjen e tyre për kauzën”, thuhet në Raport.

Pavarësisht këtyre dy ngjarjeve që kanë karakterizuar Kosovën gjatë vitit 2023, Raporti i Freedom House thotë se “pavarësisht këtyre përparimeve, emancipimi i plotë nuk është arritur”.

Dhe njëra nga arsyejet që pse ‘emancipimi i plotë nuk është arritur’, sipas Raportit të FH-së Kosova është ballafaquar debatin e vazhdueshëm për Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, i njohur si IVF.

“Për shembull, aktivistët mbeten të pakënaqur me dështimin e ligjvënësve, veçanërisht atyre që i përkasin shumicës së Vetëvendosjes, për të shtyrë përpara kodin civil lidhur me barazinë martesore dhe çështje të tjera të të drejtave. Një tjetër debat i vazhdueshëm që nga viti 2023 përfshin aksesin në fertilizimin in vitro dhe procedurat e tjera të fertilitetit për të gjitha gratë, duke përfshirë gratë beqare dhe ato në marrëdhënie të të njëjtit seks; një projekt-ligj për shëndetin riprodhues që garanton akses në trajtime u diskutua katër herë në Kuvend përpara se të merrte leximin e parë në tetor 2023, dhe ende nuk ishte miratuar deri në fund të vitit”, thuhet në raportin e Freedom House.