Lajme

Freedom House: Lista Serbe ka lidhje të forta me qeverinë në Beograd

By GAZETA SCANNER 1

April 24, 2024

Freedom House, organizatë e njohur me seli në Uashington, ka publikuar gjetjet vjetore për Kosovën.

Në raportin e publikuar sot, Freedom House ka përmendur edhe Listën Serbe, partinë më të madhe serbe në Kosovë.

Sipas Freedom House, Lista Serbe ka lidhje të forta me qeverinë në Beograd, kryeqytet i Serbisë.

“Prill, ndërsa Kosova dhe Serbia po përgatiteshin të fillonin përmbushjen e detyrimeve të tyre të përcaktuara në marrëveshje, Kosova po përgatitej për zgjedhjet e parakohshme lokale në katër komunat me shumicë etnike serbe të veriut të Kosovës: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicën e Veriut, siç njoftoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në dhjetor 2022. Zgjedhjet e parakohshme lokale, të planifikuara për 23 prill, hasën në sfida kur partia kryesore lokale serbe Lista Serbe vendosi të bojkotojë procesin. Lista Serbe ka lidhje të forta me qeverinë në Beograd, e cila dukej se synonte në vitin 2023 të mbante fort institucionet e saj paralele në veri të Kosovës. Si pasojë, votuesit serbë i bojkotuan zgjedhjet si akt proteste” – shkruan në raportin e Freedom House.