Françeska Murati, ish-banore e Big Brother VIP ishte e ftuar në “Cherry on Top”, ku foli ndër të tjera ‘pa dorashka’ për të gjithë banorët.
Ajo tha mendimet e saj për gjithsecilin, ku nuk kurseu as ‘thumbat’ për disa prej tyre.
“Sara Gjordenit i kam shprehur shumë konsideratë. Nga ana ime nuk ka hatërmbetje, gjithçka që ndodhi atje, për mua mbetet atje dhe shpresoj të jetë e njëjta gjë.
Heidi, e vetmja gjë që kam kuptuar, isha e drejtë në analizat e mia për të. Brenda kam thënë mos po i bie kot, tani kuptova që nuk e meriton finalen se lojën e ka në kurriz të Romeos.
Roza, nona e Big Brother, vajza më e shkëlqyer, luftarake, kam vetëm fjalë të mira për të. Ledjona, kam qëndruar pak kohë me të, kam fjalë të mirë për të. Unë nuk jam miss pyka, por jam miss Londra. Julin kam parë si kundërshtar që në nisje“-u shpreh Françeska.