Rozë

Françeska habit me deklaratën: “Juli e ka shok babain e Heidit!”

By GAZETA SCANNER 1

May 16, 2024

Françeska Murati i ka hanitur banorët dhe shikuesit kur deklaroi e bindur se Jul Deda njihet me babain e Heidi Bacit pasi të dy janë shkodranë.

Gjatë një bisede me aktorin, konkurrentja i tha këtij të fundit se para që të hynte në “BBV”, babai i banores dhe Juli janë takuar, ndërsa aktori i ka dhënë fjalën Gentit që do të kujdeset për Heidin.

Sipas Françeskës kjo është arsyeja që Juli e ka mbrojtur Heidin që ditën e parë në këtë reality shoë, megjithëse një gjë e tillë u mohua nga ana e banorit.

Në një moment mes bisedës ndërhyn Heidin e cila duke u tallur me Françeskën tha që ajo dhe Juli njihen nga jashtë dhe ky i fundit ka ngrënë disa herë dreka e darka te shtëpia e saj në Itali.

Françeska: Ti e ke shok babain e Heidit! Juli: Jo nuk e njoh fare! Po mir e kam shok, çfarë problemi ka? Françeska: Prandaj e mbron ti Heidin se i ke dhënë fjalën babait të saj para se të futesh në këtë shtëpi që ti do të kujdesesh për Heidin Juli: A e thua seriozisht këtë apo po tallesh? Françeska: Po seriozisht. Juli: Uaaa Françeska: Jo me mua Juli se unë i zbuloj të gjitha gjërat. Ti e ke shok babain e Heidit. Te dy jeni shkodran dhe ti kur e more vesh që Heidi do u fuste në “Big Brother” keni kontaktuar me njëri-tjetrin Juli: Me kë moj?! Françeska: Ai të ka thënë ty kujdes vajzën dhe ti ke thënë patjetër. Prandaj ti e mban afër atë vajzë që ditën e parë Juli: Me kë kam kontaktuar? Franceska: Juli të kam zbuluar Heidi: Është akoma ajo teoria që Juli njeh babain tim? Françeska: Po, pranoje Heidi Heidi: Tani Jul ta themi se… Jui: Jo prit edhe pak ta zbulojë Heidi: Po njihemi Françeska: A e sheh se ju zbulova Juli: Po pse Bac, ta kishe thënë të shtunën Heidi: Ti ke ngrënë dreka e darka te shtëpia ime në Itali