Sport

Franca mposht Italinë, kualifikohet në çerekfinale si lider i grupit

By GAZETA SCANNER 1

November 17, 2024

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore në udhëtim te Italia, për ta siguruar kualifikimin si lider në çerekfinalen të Ligës së Kombeve.

“Gjelat” me një fitore 1:3 si mysafir i Italisë e zunë vendin e parë në grupin 2 të Ligës A, megjithatë të dy kombëtaret kanë avancuar tutje, shkaku që e mbyllën si pozitë një, respektivisht dy.

Pas vetëm dy minutave lojë, Adrien Rabiot përfitoi një asistim i mirë i Lucas Digne për t’i dhënë epërsinë Francës (2’).

Digne ishte protagonist edhe te goli i dytë shkaku që e bëri Vicarioin të shënoi autogol për ta dyfishuar epërsinë (33’).

Italia pastaj u kthye në lojë duke e ngushtuar rezultatin falë Cambiasos, i cili mori një asistim prej Dimarcos (35’).

Megjithatë, Franca e vulosi fitoren përmes një bashkëpunimi prapë të Rabiot, që shënoi pas asistimit të Dignes (65’).

Franca kësisoj avancon si lider me 13 pikë, aq sa ka Italia ndërsa Belgjika e mbyll me shtatë pikë si vend i tretë, derisa Izraeli bie në ligën B shkaku që arkëtoi vetëm një pikë.