Autoritetet franceze kanë mbyllur një faqe interneti që pretendonte në mënyrë të rreme se po rekrutonte vullnetarë francezë për të luftuar në Ukrainë.
Faqja e internetit supozohet se organizon një aksion rekrutimi për të regjistruar 200 mijë qytetarë francezë, shkruan Sky News.
“Ajo ishte një faqe e rreme qeveritare dhe është ripostuar nga llogari dashakeqe si pjesë e një fushate dezinformimi,” tha Ministria franceze e Mbrojtjes në njoftimin e saj.