Ekonomi

Franca, eksportuesi më i madh i energjisë

Franca është eksportuesi më i madh ndërsa Italia importuesi më i madh i energjisë elektrike, sipas një studimi të tregut evropian për ndërlidhje, të kryer nga kompania analitike Enapsys.

Nga 1 janari deri më 30 nëntor, Franca arriti një eksport total neto të energjisë elektrike prej 39.4 teravat-orë, me shumicën e dërguar në Itali, 13.3 teravat-orë dhe Gjermani, 11 teravat-orë.

Ekspertët shpjegojnë një nivel kaq të lartë të eksportit neto me sasitë e mëdha të energjisë nga elektranat bërthamore dhe kostot e ulëta për bartje tejkufitare të këtij lloji të energjisë, gjë që e bën atë tërheqëse për tregun evropian.

Në të njëjtën kohë, Italia importoi 36.6 teravat- orë nga janari deri në nëntor. Zvicra furnizoi pjesën më të madhe të energjisë së importuar nga Italia, rreth 17.6 teravat-orë.
Zvicra rriti prodhimin nga burimet e rinovueshme, por ende mbështetet në energjinë bërthamore si burim kryesor.