Botë

Franca “anon” djathtas, mbesa e Le Pen mbledh më shumë donacione se Macron

By GAZETA SCANNER 1

May 30, 2024

Analistë në Francë kanë zbuluar se donacionet politike po anojnë tashmë nga e djathta, teksa kontributet private për grupin e vogël nacionalist të mbesës së Marine Le Pen, çuditërisht kanë kaluar ato të dhëna për partinë në pushtet të presidentit Emmanuel Macron.

Grupimi saj ‘Reconquête’ ka marrë 5.5 milionë euro nga donatorë privatë në 2022, viti kur Macron siguroi mandatin e dytë duke mundur Le Pen, sipas një analize të rrjetit britanik The Guardian për 15 partitë kryesore në vend.

Shifra ishte disa herë më e lartë se 604,000 euro që u mblodhën nga partia e Le Pen ‘Mitingu Kombëtar’ (RN), e gjithashtu më tepër se  3.7 euro milionë të mbledhura nga ‘Rilindaj’ e Macron, nga donacionet private.

Llogaritjet u bënë nga analistët Transparency Gap dhe disa media partnere, në iniciativën e njohur si ‘Folloë the Money’, me qëllim transparencën e financave para zgjedhjeve të Parlamentit Europian.

Grupi kishte mbledhur më shumë se 200 raportime financiare të publikuara nga partitë në vitet 2019 deri në 2022.

Platforma e krijuar në 2021 nga komentatori politik francez Éric Zemmour, tha se grupimi ri i djathtë Reconquête ka gjetur mbështetje mes elitave të pasura të Francës, pasi Marion Maréchal u nda nga politika e tezes së saj Le Pen në 2018.

Maréchal tani drejton fushatën e zgjedhjeve evropiane të Reconquête. Në total Reconquête ka siguruar 22% të të gjitha parave jo-publike në Francë, duke përfshirë tarifa abonimi dhe donacione nga kandidatë e zyrtarë

Ligji francez garanton privatësinë për të gjithë donatorët, edhe pse publiku nuk mund të dijë se cilat interesa private po financojnë përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

Por në një dokument të publikuar nga rrjeti investigativ Mediapart në 2022 zbuloi se Reconquête kishte siguruar shuma të mëdha nga industrialistë, bankierë, avokatë të lartë e konsulentë, në një deri darkash bamirësie. Një prej emrave më të njohur të donatorëve ishte Chantal Bolloré, motra e miliarderit të mediave Vincent Bolloré.

Reconquête ka shumëfishuar financat e saj dhe me kostot e anëtarësimit që llogariten në 5.7 milionë euro. Partia thotë se deri në 2022 kishte rekrutuar 25,000 anëtarë, 75% e të cilëve kishin bërë donacion 150 euro secili.

Samuel Lafont, drejtor strategjie te Reconquete, tha se suksesi kishte ardhur nga tre aspekte: faktori i risisë si parti e re, anëtarësia dhe nxitja për donacione.

“Ne i kërkuam njerëzve të bënin donacione anëtarësie, kjo është e zakonshme për botën anglo-saksone por për shumë parti në Francë ishte diçka e re. Shumë parti në Francë nuk kanë njerëz për mbledhje fondesh”, tha ai.