Franca do të ndihmojë me 100 milionë euro ndihmë financiare dhe humanitare Ukrainën, tha ministria e jashtme franceze në një deklaratë të martën, sipas CNN
“Përballë situatës në Ukrainë të shkaktuar nga pushtimi i Rusisë dhe në përgjigje të kërkesës së autoriteteve ukrainase, Franca ka vendosur të miratojë një paketë financiare prej 100 milionë eurosh”, thuhet në deklaratë.
Tetë tonë ndihma të tjera u nisën nga Franca të martën për në Ukrainë. Franca gjithashtu do të ofrojë ndihmë për refugjatët ukrainas në Poloni, sipas deklaratës. Franca ka dërguar tashmë 33 tonë ndihma përmes Polonisë, të cilat përfshijnë tenda dhe batanije.
Ato iu dorëzuan autoriteteve ukrainase të hënën, sipas ministrisë.