Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Reçan të Prizrenit.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një dëshmitar ka raportuar se nuk e ka parë viktimën që dy ditë dhe më pas bashkë me disa fqinjë e kanë hapur derën dhe e kanë parë pa shenja jete.
“VDEKJE E DYSHIMTË/Fsh. Reçan, Prizren 18.02.2023 – 19:10. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se fqinja e saj që dy ditë nuk është parë. Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete. Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raportin e PK-së.